Kurti: Do të kemi dy herë zgjedhje edhe në dimër edhe në pranverë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se vështirë mund të bëhen votat për zgjedhjen e presidentes në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ai ka paralajmëruar se përveç zgjedhjeve të dhjetorit do jenë edhe ato të pranverës.

“Mbase është për të ardhur keq që përveç balotazhit do të duhet të kemi dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë. Sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re atëherë është vështirë e imagjinueshme që do t’i bëjmë 81 për presidentin dhe kemi vetëm katër muaj deri të presidenti”, u shpreh Kurti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button