Ballina

Kurti e njofton ambasadorin e Jordanisë për ndarjen e 500 mijë eurove për palestinezët në Gazë

Kryeministri i vendit Albin Kurti sot ka pritur ambasadorin e ri jorezident të Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi, të cilin e priti bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Në një njoftim nga Qeveria thuhet se duke e uruar për detyrën e re, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin për marrëdhëniet gjithnjë e në ngritje mes Kosovës dhe Jordanisë.

“Ai e njoftoi ambasadorin për arritjet e vendit tonë në zhvillimin ekonomik, rishpërndarjen e rritjes ekonomike drejt qytetarëve, krahas shumë të arriturave të tjera, që kanë ardhur përkundër sfidave të sigurisë që i kemi pasur nga fqinji ynë verior përfshirë sulmet e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu kryeministri thuhet se e njoftoi gjithashtu ambasadorin edhe për vendimin e sotëm të qeverisë, ku në mbledhjen e 247-të ndamë gjysmë milioni euro për ta ndihmuar popullin palestinez në Gazë. 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button