Kurti e propozon Konjufcën për kryeministër, vetveten për ministër të Jashtëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka propozuar të martën Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.
Propozimin, ai e bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“Dua të bëj një propozim të menduar mirë. E bëj këtë propozim jo për të bërë lëshim, sepse për Lëvizjen Vetëvendosje kurrë nuk ka për të vendosur ndonjë subjekt tjetër”, tha Kurti në mbledhjen e KP të Vetëvendosjes.
“Pas diskutimeve të zhvilluara në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje, unë si kryetar do të propozojë që mandatin për formimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, aktivistit, shokut e mikut, Glauk Konjufca”, tha ai.



