Kurti i dërgon ftesë edhe PDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka ftuar në takim partitë opozitare për të diskutuar për çështjen e presidentit.
Takimet kanë filluar tashmë, ku Kurti është takuar me Lumir Abdixhikun nga LDK-ja, ndërsa ende nuk ka një agjendë të qartë për liderët e tjerë opozitarë.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Kurti, por ende nuk është caktuar koha e takimit.
Një zyrtarë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka thënë Indeksonline se ftesën nga Kurti e kanë marrë javën e kaluar, por ende nuk është caktuar se kur do të mbahet takimi



