
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar është miratuar buxheti për vitin 2026 dhe lista e marrëveshjeve ndërkombëtare që presin ratifikimin në Kuvend.
Ai bëri të ditur se Qeveria ka kërkuar nga Kuvendi zgjatjen e Ligjit për Ndarje Buxhetore edhe për muajin mars, me qëllim që të sigurohet ekzekutimi në kohë i pagave dhe pensioneve.
Kurti rikujtoi se vitin e kaluar nuk u votua buxheti prej 4 miliardë eurosh, Plani i Rritjes së BE-së në vlerë 882.6 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore mbi 120 milionë euro.
Sipas tij, me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, ekziston edhe një mundësi tjetër për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve në Kuvend.


