Kurti mbërrin në Kuvend për të nisur takimin me Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërrirë te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për të nisur takimin me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Ky takim, siç është thënë, zhvillohet për të rinisur “përpjekjet” për të gjetur ujdi të pranueshme për zgjedhje të një presidenti/e të Kosovës.

Moszgjedhja e Presidentit të Kosovës deri në fund të prillit e shpërndan vetvetiu legjislaturën dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Artikuj të tjerë

Back to top button