Kurti: Nesër nisin pagesat e rritura për shtesat e fëmijëve

Rritja prej 50% pritet të përfitojë rreth 400 mijë fëmijë në gjithë vendin.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot se nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave të rritura për shtesat e fëmijëve, një vendim që sjell përfitime të drejtpërdrejta për familjet në gjithë vendin. Rritja prej 50% e miratuar më herët tashmë hyn në fuqi, duke përfshirë rreth 400 mijë fëmijë.

Kurti bëri të ditur se rritja pasqyrohet menjëherë në shumën mujore që marrin familjet:

Një familje me dy fëmijë, që deri më tani ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro; Një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, do të marrë 135 euro; Një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, tashmë do të marrë 180 euro; rritja vazhdon proporcionalisht edhe për familjet me më shumë fëmijë.

Shtesat e rritura janë një ndihmë e drejtpërdrejtë për mirëqenien e fëmijëve dhe mbështetje për familjet,” u shpreh Kurti, duke uruar të gjithë fëmijët: “T’i gëzoni me shëndet!”

Artikuj të tjerë

Back to top button