Kurti pa numra për qeveri, propozimi me 20 ministra ngjall kritika për burokraci e keqpërdorim të pushtetit

Albin Kurti i Vetëvendosjes përfundimisht u ekspozua se nuk ka numra për qeveri dhe u rrëzua si mandatar për formim të qeverisë – tetë muaj pasi me sigurinë më të madhe deklarohet se i ka numrat.

Në propozimin e sotëm para deputetëve, ai propozoi plot 20 ministra, për çka Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci, e quajti “keqpërdorim të pushtetit” dhe “mungesë respekti ndaj qytetarëve”.

Ai ka thënë se ishte ‘hajgare’, edhe propozimi i Dimal Bashës si ministër, teksa ai para pak kohë është zgjedhur kryeparlamentar.

“Në vitin 2025, të propozohet një kabinet qeveritar me 20 ministra për një vend të vogël si Kosova, me aq pak banorë sa kemi, nuk është reformë, është burokraci dhe keqpërdorim i pushtetit. E, hajgarja më e madhe është kur kryetari i Kuvendit, i zgjedhur vetëm para dhjetë dite, propozohet për ministër!?

Nëse kjo qasje e VV-së nuk tregon se edhe ky propozim i kabinetit është vazhdim i të njëjtës hajgare si me kryeparlamentarin, atëherë po tregon egon politike të pakufizuar, mungesën e respektit ndaj qytetarëve dhe joseriozitetin me të cilin ajo e trajton politikën dhe institucionet e shtetit. Ky është shembull klasik i keqpërdorimit të shumicës për pushtet, jo për shërbim publik e qeverisje më të mirë”, thotë Kryeziu.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button