Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai konfirmoi se pret që takimi me krerët e opozitës të mbahet në fillim të javës së ardhshme, pasi ftesat do t’u dërgohen që sot.

“Unë besoj që me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe qysh sot do t’u dërgoj ftesa për t’u takuar qysh në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Kurti.

Artikuj të tjerë

Back to top button