
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, tha se për zbatim të marëveshjes së Bruksel/Ohrit duhet të ketë nënshkrim bilateral për “siguri juridike dhe mirëbesim” bashkë me tërheqjen e letrës së Ana Brnabiq në EEAS se Serbia nuk respekton integritetin territorial të Kosovës si dhe ekstradimin e Millan Radojçiqit në Kosovë.
Aleksandër Vuçiqin e Serbisë, Kurti e kualifikoi për “një lloj dyftyrësie” në pranverën e 2023’ës kur “pranoi marrëveshje, por nuk e nënshkroi.”
“Është gjë tjetër që Vuçiq ka pranuar marrëvehsjen por refuzuar nënshkrimin, është një lloj dyftyrësie, problemet na lindën në pranverë 2023 pikërisht që tha po pranoj marrëveshjen por refuzoj nënshkrimin. Serbët 4% ne i trajtojmë si qytetarë të Kosovës, por s’duhet të harrojmë që kemi edhe minoritete tjera. Për dialogun në Bruksel, ne kemi diskutuar në veçanti për zbatimin e marrëveshjeve në mirëbesim, siguri juridike e që bjen nga nënshkrimi i marrveshjes, e tërheqja e letrës së Brnabiq, dhe e cila me 13 dhjetor 2023, merreni me mend tha që Serbia nuk e respekton inztegritetin territorial të Kosovës. Si mund ët ketë dialog e zbatim të marrëveshjes nëse dikush të thotë publikisht e zyrtarisht me letër të shkruar që nuk ta respekton integritetin territoral? Letra duhet të tërhiqet, marrëveshja të nënshkruhet, dhe të mos harrojmë, kryeterroristi dhe Radojçiqi të dorëzohet te ne. Ne vazhdimisht insistojmë te ndërkombëtarët që t’i bëjnë presion Beogradit që Radojçiqi të dotëzohet, dhe të monitorohet procesi nga çdo organizatë ndërkombëtare që është e interesuar. Pastaj ngritet dialogu në një nivel të ri, sepse kemi marrëveshje paçka se refuzojnë ta nënskruajnë,” tha Kurti.



