Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i tretë këtë vit që njëh shtetësinë e vendit.
Kurti ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Arabinë Saudite për njohjen.
“Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë. Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, shkruan Kurti.



