BallinaLajme

Kurti shfaq pamjet nga “Defender Europe”: Shteti i Kosovës kurrë s’ka qenë më i sigurt

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka nxjerr pamje nga stërvitja e madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europer 2025”, i cili ka deklaruar se bashkë jemi jo vetëm të fortë, por shumë më të fortë, shkrua Demos.

Sipas tij, shteti i Kosovës kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm dhe më i sigurt.

“Sot ishim përsëri në Babaj të Bokës, për të parë nga afër ushtrimin fushor ndërkombëtar Defender Europe 2025, aty ku ushtarët tanë po marrin pjesë krah për krah dhe si nikoqirë të ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s. Për dallim nga vitet e tjera, sivjet, në kuadër të këtij ushtrimi, Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë e vendosur në aeroportin tonë ushtarak në Gjakovë, prej nga ka drejtuar të gjitha brigadat që kanë operuar në Evropën Juglindore.

Po vërtetojmë çdo herë e më shumë fuqinë dhe aftësitë tona, si dhe ndërveprueshmërinë që kemi me NATO-n, dhe po dëshmojmë se anëtarësimi ynë në aleancën ushtarake veri-atlantike nuk është vetëm për dobinë tonë, por edhe për kontributin që mund të japim.

Krenarë me ushtarakët tanë të zotë dhe mirënjohës gjithmonë për partnerët që i mbajmë pranë e me të cilët punojmë bashkë.”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe për
Close
Back to top button