Kusari-Lila tregon se si erdhi te propozimi për ministre

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për propozimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që ajo të jetë ministre e Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë “Kurti 3”.

Ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, tregoi se ideja për përfshirjen e saj në ekzekutiv është diskutuar që në prill, por fillimisht nuk ka pranuar ofertën për një tjetër dikaster.

“Prej fillimit nuk kam pasur ndonjë kërkesë. Kam pasur një bisedë me kryeministrin Kurti që në prill, kur më ftoi të më informojë se më sheh si pjesë të ekzekutivit. Kemi biseduar për një dikaster të cilin, fillimisht, nuk e kam parë si të profilit tim. I kam thënë, ‘Kryeministër, unë s’e shoh veten në këtë dikaster’, të cilin s’po e bëj publik. Ai më ka lutur ta mendoj, e kam menduar dhe të nesërmen i kam thënë përsëri jo”, ka rrëfyer Kusari-Lila.

Ajo shtoi se pas kësaj, Kurti i ka bërë një propozim tjetër, për një ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që ajo e kishte udhëhequr dikur.

“Mandej ka ardhur me propozimin tjetër, që është një dikaster që unë e kam drejtuar para 14 vitesh, kur e lashë për të garuar si kryetare në Gjakovë. Është një fushë e profilit tim, prandaj nuk e kam refuzuar. Por siç e pamë, nuk kaloi bashkë me gjithë kabinetin qeverisës”, deklaroi Kusari-Lila.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button