Kushtetuesja obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 12 ditësh

Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Përmes këtij vendimi, Kushtetuesja ka obliguar deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 12 ditësh.
“TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.