Ballina

Kushtetuesja pritet që të dalë sot me vendimin për “komisionin e fshehtësisë”

Gjykata Kushtetuese pritet që të dalë sot me vendimin mbi kërkesën e AAK-së, lidhur me vendimin për votimin e fshehtë në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Burime të Klankosova.tv thonë se vendimi është marrë duke u bazuar në merita, ka një aktgjykim dhe se çështja është shqyrtuar.

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, kishte dorëzuar më 12 maj në Gjykatën Kushtetuese çështjen e insisitimit të kalimit në votim të fshehtë për votimin e shefit të parlamentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button