
Një 40-vjeçar ëshë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan – Kamenicë.
Klan Kosova merr vesh se i plagosuri në këtë rast është Arsim Krasniqi nga një fshat i Kamenicës.
Burimet e gazetares Arbreshë Uka poashtu bëjnë me dije se i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjilanit në gjendje të rëndë.
Sipas po të njëjtave burime, ai më pas është transferuar në QKUK ku është duke u përgatitur për ndërhyrje kirurgjike në sallën e Qendrës Emergjente nga ekipët e Ortopedisë, Kirurgjisë Vaskulare dhe Anestezionit.



