
Mbrëmë, Policia në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë kanë zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimit dhe korrupsionit.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se gjatë aksionit është arrestuar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Ismajli.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni është arrestuar edhe J.M, kryetar i Gjykatës në Graçanicë. Pos tyre, edhe pesë persona të tjerë kanë rënë në pranga.
Ndërkohë, Policia pos 20 mijë eurove, armëve, bizhuterive, dokumenteve të ndryshme e pajisjeve elektronike, ka sekuestruar edhe tri vetura.



