Ky është parashikimi i motit për dy ditët e fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë do të mbajë mot i vranët.
Sipas njoftimit, të shtunën do të mbajë mot i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përziera me borë, kryesisht ne pjesen veriore dhe veriperendimore të vendit. Ndërsa temperaturat minimale do të jenë 0 deri 2 gradë Celcius ndërsa temperaturat maksimale nga 2 deri 4 gradë Celsius.
Era veriperendimi, shpejtësia 1-5m/s”, thuhet në njoftim.
Kurse të dielën, më 22.02.2026, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diel.
Sipas IHMK-së do të ketë vranësira vende-vende, të cilat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale sipas njoftimit do të jenë nga -2 deri 0 gradë Celsius kurse temperaturat maksimale 3 gradë deri 5 gradë Celsius.“Era, nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-6m/s”, vazhdon njoftimi.



