Ky është personi që u vra te Rinasi, “krahu i djathtë” i Shullazit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Sipas JOQ, sulmi u krye ndaj një makine të bardhë Benz, e cila dyshohet se ishte në pronësi të Elvis Kosovës dhe ishte e blinduar, ndërsa të shtënat erdhën nga një makinë tjetër që qëlloi në drejtim të saj.
Viktima e vrasjes dyshohet të jetë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosuri tjetër mban mbiemrin Muca.
Ngjarja po hetohet nga policia, ndërkohë që janë duke u mbledhur dëshmi për identifikimin e autorëve dhe motivet e sulmit



