Lansohet fushata kombëtare për ambient ‘Mbroje, Duaje, Mbaje’

Në Prishtinë u lansua fushata kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje”, me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe fuqizimin e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit.

Ngjarja mblodhi mbi 130 pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, përfaqësues të organizatave mjedisore, institucioneve dhe bizneseve. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Suedisë në Kosovë theksoi rëndësinë e një partneriteti të gjerë dhe afatgjatë në të gjitha nivelet e shoqërisë, për të ndërtuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm.

“Mbroje, Duaje, Mbaje” është një thirrje e hapur për qytetarët, institucionet dhe bizneset që kujdesi për mjedisin të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.

Fushata, është zhvilluar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mjedisin në Kosovë – EECSOK”, e cila implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe mbështetetjen nga Ambasada e Suedisë në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button