Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka vazhduar takimet me prodhuesit vendor, sot ka vizituar fabrikën për përpunimin e petëve të picave, piteve dhe petëve të bakllavasë “MaestroFoods”.
“Është kaq frymëzuese të shikosh një fabrikë që punon me kaq shumë dedikim dhe profesionalizëm. Është e mrekullueshme që fabrika Maestro është lider në treg dhe eksporton më shumë se 60% të prodhimit, me mbi 22 bashkëpunëtor, Fabrika Maestro lidere në këtë treg”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se lidhja e MaestroFoods me Lidhjen e Bizneseve do të sjellë shumë mundësi të reja në vend.