LDK e Lipjanit publikon tre emrat për deputet, një tjetër pritet të propozohet së shpejti

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka vendosur në mënyrë unanime të propozojë kandidatët për deputet nga Dega e Lipjanit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Anila Deliu, Latif Ramadani, Naser Osmani, ish-deputet dhe figurë e njohur e LDK-së.
Ditëve në vijim nga dega e Lipjanit pritet nominimi edhe i një kandidati tjetër.
LDK Lipjan do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe unitet për të përfaqësuar sa më mirë qytetarët tanë.



