LDK koalicion me Nismën në Fushë Kosovë

Pas vendimit për koalicion me Vetëvendosjen në Vushtrri, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me Nismën në Fushë Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, i cili ndau në Facebook një fotografi duke shtrënguar duart me Driton Ademin.
Nisma Socialdemokrate nuk paraqiti kandidat për kryetar në këtë komunë, por arriti të marrë pothuajse 500 vita në zgjedhjet për Kuvendin Komunal.
Para këtij koalicioni, para pak ditësh marrëveshje arriti VV-ja me AAK-në.