Ballina

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron konferencë para tentimit të 45-të për konstituimin e Kuvendit

Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë për media për nesër me fillim nga ora 10:30 në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të VV-së.

Vetëvendosje e ka bërë të ditur vetëm kohën dhe vendin e konferencës, por nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi temën apo qëllimin e saj.

Kjo konferencë do të zhvillohet vetëm pak minuta para nisjes së tentimit të 45-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit skadon më 26 korrik, duke e rritur ndjeshëm presionin mbi partitë politike për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.

Ende nuk dihet nëse konferenca e paralajmëruar nga VV do të sjellë ndonjë qëndrim të ri politik apo ndonjë zhvillim të papritur për procesin e bllokuar të konstituimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button