Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruan memorandum me Fakultetin Ekonomik

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit Ekonomik, Driton Balaj.
Lajmi është bërë i ditur me një komunikatë për medi
Njoftimi i plotë:
Në vazhdën e marrëveshjeve, sot Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Msc.Besart Dreshaj dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. Dr. Driton Balaj, kanë firmosur Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të vendosjes së ndërveprimit afatgjatë. ![]()
Me anë të kësaj marrëveshjeje, palët do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashkëta për të forcuar lidhjen midis botës akademike dhe sektorit privat.
Nga ky memorandum, do të përfitojnë edhe studentët e Fakultetit Ekonomik, të cilëve do t’u mundësohet kryerja e praktikës, por edhe punësimi në kompanitë anëtare të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës .
Ky partneritet synon të avancojë njohuritë në fushën e ekonomisë dhe financave, duke hapur rrugën për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Bashkëpunimi do të ofrojë mundësi të reja për studentët dhe të përmirësojë lidhjen midis teorisë dhe praktikës në botën e biznesit. Lidhja e fortë mes biznesit dhe arsimit është hapi i rëndësishëm drejt një zhvillimi më të madh ekonomik dhe profesional për të gjithë palët përfshirë.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar për të fuqizuar sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Pjesëmarres në këtë aktivitet ishin Dekani i Fakultetit, Prof. Driton Balaj, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Msc. Besart Dreshaj si dhe përfaqësues të Lidhjes Bizneseve, z. Hashim Deshishku, z. Brahim Selimaj dhe z.Bekim Dauti.
Nuk thuhet kot: ”Bashkëpunimi është çelësi i suksesit”. ![]()



