Lajme

Limaj pas takimit me Abdixhikun: Diskutuam hapur për të gjitha temat, një bisedë shumë pozitive

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke e përshkruar si një ndër bisedimet më të hapura dhe konstruktive të kohëve të fundit.

“Po, jam takuar, kemi biseduar të gjitha temat, kemi pasur një bisedë shterruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë. Të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, zhvillimet në Kosovë, prej zhvillimeve politike, ekonomike, rajonale… e rëndësishme është që në shumë drejtime kemi një këndvështrim dhe e rëndësishme që po ndodhin gjithë takimet. E rëndësishme është që do të vazhdojmë të takohemi… po ka qenë edhe kjo temë interesante. Kemi biseduar (për qeverinë e unitetit), besoj që edhe në ditët në vijim do të takohemi,” tha Limaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button