FutbollSport

Limani kërkon fitoren e parë me ekipin senior: Ka ardhur koha që të triumfojmë në fushë

Futbollisti premtues i 2 Korrikut, Aurel Limani ka dhënë mesazhet e tij para duelit të radhës kampional, i cili zhvillohet nesër kundër Vushtrrisë nga ora 13:00 në ‘Ferki Aliu’.

Sulmuesi këmbëshpejtë, i afruar nga ekipi junior në Janarin e 2024-tës e që i ka dhënë gjallëri fazës sulmuese të ‘verdhebluve’, shprehet shumë optimist se e diela e nesërme do të jetë dita kur duhen kërkuar tre pikët e para të stinorit pranveror për ekipin, pas dy rezultateve jo shumë pozitive në xhirotë e para, një barazimi e një humbjeje.

‘Nuk ka dyshim se për mua këto janë momentet më të mira në karrierë deri tani. Po marrë minuta në ekipin senior dhe kjo më është mundësuar pas atij gjysmë-stinori fantatik me ekipin junior në vjeshtë, i cili më ka shërbyer shumë dhe ka bërë që të më vie kjo mundësi, për të cilën jam falënderues dhe po tentoj ta shfrytëzoj në maksimum’, theksoi fillimisht Limani për FC 2 korrikun.

Limani, që gjatë javës u grumbullua me Kosovën U18, thotë se ndihet shumë mirë me grupin dhe se beson shumë në ta.

“Thuajse me të gjithë kam pasur kontakt edhe nga e kaluara, por sërish secili prej lojtarëve seniorë meriton falënderimet e mia për ndihmën e dhënë që unë të përshtatem kaq shpejt. E shoh se kemi ekip fantastik dhe me pak fat mund të arrijmë numër të konsiderueshëm pikash”, tha ai.

Por ai pasi u pyet për kundërshtarët e nesërmntha që “Vushtrria me sa kam parë ka ekip të mirë dhe jemi aty-aty në renditjen tabelare, por siç ka treguar edhe e kaluara, gjëra të tilla bien poshtë në momentin që nis ndeshja, kur fokusi është i plotë dhe të gjithë kërkojmë më të mirën për veten”.

Tutje Limani tha që do të japin gjithçka, me shpresën se në fund do të triumfojnë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button