Lirim Mehmetaj tregon padinë e radhës, kësaj here nga deputetja e VV-së: Eja në debat me mua, fito aty

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka njoftuar për padinë e radhës që është bërë në drejtim të tij, e kësaj radhe nga deputetja Adelina Grainca.
Ai ka thënë se deri tani i janë bërë më shumë se 10 padi nga ministra, zyrtarë të qeverisë e deputetët të Vetëvendosjes që i kanë bërë për deklaratat e tij.
Ai ka thënë se arsyeja pse deputetja Grainca e ka paditur është se Mehmetaj kishte thënë se ”Vetëvendosje e ka blerë atë si deputete nga PDK-ja”, shkruan ai.
Madje ai tha se nuk ka shpifuar asgjë duke theksuar se është treguar i butë.
”Grainca po sa ishte zgjedhur deputete e PDK-së dhe akoma pa filluar mirë mandati i ri, kishte kaluar në anën e Vetëvendosjes, sepse, siç iu kujtohet, Albin Kurtit i duhej vota e saj.Deputetja kurrë nuk e ka marrë mundin të jap të paktën një shpjegim për votuesit e saj që e zgjodhën për deputete të PDK-së e kjo i tradhtoi me të parën.Kurrë nuk e pa të nevojshme ta thotë një arsyetim të vetëm.
Çka do nga Gjykata oj e nderuar?”, ka shkruar ai.
Tutje ai tregon se deputetja ka potencuar se do ta fitojë këtë betejë e që Mehmetaj e ka ftuar në debat e vetëm aty mund të fitojë betejën e saj.
”Paramendojeni, në arsyetimin e saj kishte shkruar “këtë betejë gjyqësore unë do ta zhvilloj më së shumti për gratë e vajzat në vendin tonë”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë i tij: