Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari që posedonte armën me 13 fishekë në veturë

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se në automjetin e tij i është gjetur një armë, pistoletë me 13 fishekë, pa leje përkatëse.Sipas organeve të rendit, rasti ka ndodhur në fshatin Uqë të Istogut, më 05.03.2026. “Është ndaluar automjeti me targa lokale, i drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar ku gjatë kontrollit në automjet i është gjetur arma pistoletë me 13 fishekë pa leje përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia tregon se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button