Lista preliminare e votuesve: 7 mijë votues më shumë se në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së mërkurës ka prezantuan listën preliminare të votuesve.

Sipas kësaj liste, janë mbi 7 mijë votues më shumë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“U prezantua raporti i Listës Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Lista Preliminare e Votuesve përmban: 2,076,422 votues, prej të cilëve 1,067,499 burra dhe 1,008,923 gra. Pra, kjo listë votuese përmban 7,324 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Lokale, të mbajtura më 12 tetor 2025”, njofton KQZ.

Artikuj të tjerë

Back to top button