Liverpooli me dy alternativa nëse shkarkohet Arne Slot

E ardhmja e trajnerit Arne Slot te Liverpooli duket gjithnjë e më e pasigurt pas rezultateve zhgënjyese të këtij sezoni.

Drejtuesit e klubit anglez tashmë po shqyrtojnë opsionet për stolin e skuadrës.

Prej kohësh favorit për ta marrë drejtimin e ekipit është ish-mesfushori i “Reds”, Xabi Alonso, i cili ka bërë punë të mirë si trajner dhe gëzon respekt të madh në klub.

Megjithatë, në skenë ka dalë edhe një emër tjetër i madh i historisë së Liverpoolit. Bëhet fjalë për legjendën Steven Gerrard, i cili mund të marrë drejtimin e skuadrës përkohësisht nëse klubi vendos të shkarkojë Slotin para përfundimit të sezonit.

Ideja e klubit është që Gerrard të stabilizojë ekipin në fund të sezonit, ndërsa më pas projekti afatgjatë mund t’i besohet Xabi Alonso.

Artikuj të tjerë

Back to top button