Ballina
Lladrovci për zjarrin: Askush nga MINT dhe KIESA, nuk ishte në vendin e ngjarjes
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se është për keqardhje se askush nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, dhe nga Agjencia për Investimet dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve e Kosovës, nuk doli në vendin ku shpërtheu zjarri në Fabrikën e Plastikës.
“Është për keqardhje se askush nga MINT dhe KIESA, deri më tash, nuk ishte në vendin e ngjarjes as për tu informuar rreth katastrofës”, shkroi ai në Facebook.Është dhimbje e madhe për dëmet e shkaktuara nga zjarri në Fabrikën e Plastikës, për ambientin e komunës tonë dhe më gjerë, por, për fat, nuk pati asnjë punëtor të lënduar e as biznese tjera të dëmtuara në Qendrën e Biznesit Drenasi”, tha mes tjerash Lladrovci.