BallinaLajme

Lutfi Haziri i prerë: LDK nuk ka vota as për Kuvend, as për Qeveri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se do të marrin pjesë në seancën e nesërme konstituive, por që nuk kanë votë as për Kuvend e as për Qeveri.

“Natyrisht që po. Ftesa për konstituim të Kuvendit është bërë me kohë sipas procedurave. Po hyjmë në fazën e implementimit të zgjedhjeve. LDK ka një qëndrim publik sa i përket krejt zhvillimeve dhe presim me padurim konstituimin e Kuvendit”, tha ai.

Haziri theksoi se qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm.

“Nuk ka vota as për Kuvend as për Qeveri, ky është qëndrim i LDK-së. Sidoqoftë, GP i LDK-së do të mblidhet dhe do të diskutojë nesër në mëngjes për përgatitjet e fundit lidhur me rolin tonë në seancën konstituive. Deri sot, qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm, atë që e ka konfirmuar kryetar i LDK-së, është i pandryshueshëm”, theksoi ai për Gazeta Blic.

Duke folur nëse pret që nesër të formohet qeveria e re nga VV, Haziri tha se ajo e ka të drejtën që ta bëjë qeverinë por që është dashur të tregojë se çfarë po ndodhë dhe a ka marrëveshje.

“Tashmë partia e parë e ka të drejtën dhe ne ia kemi njohur, ia kemi konfirmuar dhe fundja Kushtetuta e njeh sepse është verdikt qytetar. Partia e parë është dashur të jetë e gatshme dhe ta zbardhë krejt rolin e saj edhe nesër në Kuvend, edhe eventualisht marrëveshjen politike sepse pa një marrëveshje nuk ka mundësi me qenë qeveri stabile dhe efikase. I takon Vetëvendosjes që ta zbardhë se çfarë është duke ndodhur”, ka potencuar ai.

I pyetur nëse LDK do ta përkrahte një qeveri me partitë opozitare, nëse VV nuk arrin ta formojë Qeverinë, Haziri tha se ai është proces i ri dhe Kosova do të hynte në krizë politike.

“Ajo është proces i ri. Nesër është ditë e bardhë për Kosovën, shpresoj konstituimi i Kuvendit dhe organet ta marrin të drejtën e qytetarëve që ky mandat i ri të fillojë mbarë. Nëse jo, Kosova hyn në një krizë dhe një situatë të re, kështu që nesër do të shihet gjithçka tjetër”, ka deklaruar Lutfi Haziri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button