LVV i propozon zyrtarisht AAK-së për koalicion në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar ofertë zyrtare Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për koalicion për bashkëqeverisje në Pejë.

Ofertën, në emër të Qendrës së LVV-së në Pejë, e ka dorëzuar kandidati për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi.

Sipas propozimit të Vetëvendosjes, oferta parasheh që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë nën udhëheqje gjashtë drejtori komunale dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Njoftimi i plotë i Kelmendit:

Sot, si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës, i kam dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të AAK në Pejë, Dr. Ali Berisha.

Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit prandaj jemi transparent në këtë rrugëtim. Qyteti ynë meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të marrë përgjegjësi për Pejën dhe të vendosë në qendër punën, drejtësinë dhe qytetarin. Koha e varësisë nga pazaret e fshehta me Gorazhdecin dhe Listën Serbe duhet të marrë fund.

Më 9 nëntor fiton Peja, sepse jemi BASHKË me qytetarët që e votuan ndryshimin!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button