Madueke, letër Chelseat pasi iu bashkua Arsenalit: Largohem me dashuri dhe admirim për ju

Mesfushori i ri i Arsenalit, Noni Madueke, i është drejtuar me një letër lamtumirëse ish-klubit të tij, Chelseat.
Ai e ka falënderuar Chlesean për tri vitet e kaluara në “Stamfor Bridge”, por edhe çdo anëtar të stafit që tha se i ka ndihmuar gjatë këtij udhëtimi.
“Shokëve të skuadrës, faleminderit për gjithçka – largohem me vetëm dashuri dhe admirim për ju. Arritëm shumë këtë sezon dhe sinqerisht ju uroj vetëm të mirat”.
“Për Enzo Maresca, ishte një privilegj të luaja nën drejtimin tënd, faleminderit që u përpoqe të më përmirësosh si lojtar dhe si njeri”.
“Së fundmi, faleminderit çdo tifozi të Chelsea-t. Faleminderit për dashurinë, lavdërimet dhe gjithashtu kritikat – i vlerësoj të gjitha”, shkroi Madueke.
Tutje, ai tha se largohet nga Chelsea dhe “Stamfor Bridge” vetëm me kujtime të bukura.