Mahmood, në moshën 31-vjeçare, u rikthye sërish në festivalin e “Sanremos” me performancën e tij të këngës “Gold Tracksuit”, duke paraqitur veten në një version të përditësuar.
Ai më parë ka fituar dy herë në “Sanremo” – një herë në vitin 2019 me këngën “Soldi” dhe më pas në vitin 2022 me “Brividi” në bashkëpunim me artistin Blanco, shkruan Radio Wecb.
Kënga e Mahmood u shkrua dhe kompozua në bashkëpunim me Jacopo Angelo Ettorre dhe Francesco Catitti, ndërsa prodhimin e kryen Madfingerz dhe Katoo. Mahmood tregon se kënga lindi pas një rrebelimi në Berlin dhe se përmes saj po bën diçka krejtësisht të re.
Gjatë një nate të dedikuar për këngët klasike, Mahmood do të interpretojë këngën “Come è profondo il mare” të Lucio Dalla, duke u shoqëruar nga grupi i tenorëve të Bitti Remunnu ‘e Locu’, të cilët janë ambasadorë të këngës tradicionale Sardeze.
Përveç “Sanremos”, Mahmood ka folur edhe për albumin e tij të ri “Nei Letti Degli Altri”, të cilin e përshkruan si një shqyrtim të thelluar i ndjenjave dhe marrëdhënieve njerëzore.
Albumi ofron një narrativë empatike dhe një estetikë të detajuar, ku sipas tij, shtrati simbolizon një hapësirë të sigurtë dhe një mikrokosmos për vetë-analizë dhe përvoja të ndryshme të jetës.
Mahmood ka njoftuar edhe datat e para të turneut veror 2024, i cili do ta mbajë artistin të angazhuar në festivalet verore italiane duke filluar nga data 19 korrik, pas një turneu evropian që fillon më 4 prill dhe përfundon me dy koncerte në Milano më 17 dhe 18 maj.
Fituesi i “Sanremo 2024”, do të jetë si gjithmonë përfaqësuesi i Italisë në edicionin e sivjetmë të “Eurovision”.