Maliqi me analizë: Kurti ka humbur shumicën, me shumë gjasë pa kthim

Agon Maliqi, studiues dhe opinionist, referuar diskursit të sotëm të partisë Vetëvendosje pasi kërkuan votën thjesht-ashtu të partive opozitare për të vazhduar qeverisje pa pasur numra, e analizoi për situatë “absurde, dhe madje edhe satirike”.
Maliqi konstaton madje se Albin Kurti e ka humbur shumicën “me shumë gjasë, pa kthim”.
Positmi i plotë:
Të argumentosh në një demokraci se “partitë e tjera i kanë fajet sepse s’po ma votojnë qeverinë” – pasi jo vetëm se nuk e ke shfrytëzuar me muaj të tërë mundësinë për të negociuar koalicion, por aktivisht i ke poshtëruar dhe fyer kundërshtarët – kjo është një qasje jo thjesht e çuditshme, por skajshmërisht absurde dhe madje edhe satirike.
Larg qoftë me i shku njeriut mendja se njerëzit kanë votuar për ato parti, e jo për të, dhe se kanë pasur arsye legjitime. Ky nivel i arrogancës dhe i përçmimit ndaj demokracisë është i përmasave epike dhe tregues i mendësisë totalitare. Ai thjesht e konfirmon arsyen pse Kurti në shkurt e ka humbur shumicën dhe pse tashmë e ka marrë teposhtëzen (me shumë gjasë) pa kthim!



