Malishevë: Zbulohet pllaka e UÇK-së në shtëpinë ku vepruan Thaçi e Veseli

Sot në Malishevë u shënua “Dita e Forcës” me zbulimin e një përkujtimore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shtëpinë ku, mes viteve 1993-1997, vepruan Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Ceremonia u zhvillua në rrugën e familjes Mazreku dhe morën pjesë familjarë të ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë vëllezërit e Thaçit dhe Veselit, si dhe figura të njohura të asaj periudhe.

“Në Ditën e Ushtrisë së Kosovës dhe në prag të 28 Nëntorit, zbuluam pllakën në shtëpinë ku, gjatë viteve ’93 deri ’97, vepruan Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe ku u morën vendime që hapën rrugët e lirisë,” thanë organizatorët.

Sipas të pranishmëve, vendosja e pllakës ka për qëllim rikujtimin e rolit që ky vend pati në fazat e hershme të organizimit të UÇK-së. Kjo shtëpi njihet si një vend ku janë marrë vendime të rëndësishme për organizimin që çoi drejt pavarësisë së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button