SportFutboll

Manchester City shpallet kampion i Premier League, për herë të katërt rresht

Skuadra e Pep Guardiolas, në xhiron e fundit, mposhti West Hamin (3:1)

Manchester City e ka vazhduar dominimin në Premier League. Titullin e katërt rresht, skuadra e Pep Guardiolas e siguroi të dielën në xhiron e fundit.

City mori fitoren që i duhej ndaj West Hamit dhe nuk i dha rast Arsenalit.

Në kuadër të xhiros së 38-të të kampionatit anglez, Manchester City fitoi 3:1 ndaj West Hamit.

Phil Foden shkëlqeu duke shënuar dy golat e parë, në minutën e dytë dhe të 18-të. Mohammed Kudus shënoi supergol për 2:1, në minutën e 42-të.

Në minutën e 59-të, Rodri shënoi për 3:1 në të mirë të Cityt. Gola të tjerë nuk kishte.

City tani i ka dhjetë tituj të Anglisë përkatësisht tetë në Premier League.

Edicioni kishte fund dramatik, ndërsa gara për titull ishte shumë e fortë. Fillimisht në garë ishte edhe Liverpooli, por në xhirot e fundit mbeti vetëm Manchester City e Arsenali.

City ka përfunduar kampionatin me 91 pikë, vetëm dy më shumë se Arsenali.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button