Ballina
Maqedonci dhe Hargreaves, diskutojnë për rëndësinë e koordinimit me partnerët strategjikë

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, sot ka pritur në takim Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, takim në të cilin ata kanë diskutuar ndër tjerash mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në njoftim bëhet e ditur se në takim ata dhënë ide dhe qasje mbi mënyrat më efektive për të përballuar zhvillimet e fundit globale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe partneriteteve strategjike.
Ata kanë diskutuar edhe për atë që thuhet në njoftim, ”arkitekturën e re” politike në botë, dhe sfidat që vijnë me të.
Të dyja palët riafirmuan angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen.