BallinaNdërkombëtare

Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë

Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit.

Në Sallën Rideau të Otavës, ai u betua për besnikëri ndaj mbretit Charles III, si dhe trashëgimtarëve dhe pasardhësve të tij.

Duke folur shkurtimisht me gazetarët teksa mbërriti, Carney tha për qeverinë e tij se : “Do të nisin punën menjëherë”.

Burimet thonë se Carney do të shkojë në Evropë në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si kryeministër javën e ardhshme, në vend të ShBA-së siç është zakon, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Kjo vjen pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka vendosur tarifa gjithëpërfshirëse në të dy anët e Atlantikut.

Këtë mëngjes, Justin Trudeau dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen e tij dhe falënderoi kanadezët “që i besuan dhe që e sfiduan”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button