“Marrëveshje nën tavolina”, Kurti sulmon LDK-në dhe PDK-në për koalicionet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton, ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës për koalicionet që kanë bërë nëpër komuna për balotazhin e 9 nëntorit.
Nga foltorja e partisë, Kurti ka thënë se këto dy parti kanë bërë marrëveshje nën tavolina.
“Po bëjnë marrëveshje nën tavolina”, ka thënë Kurti teksa ka akuzuar se LDK-ja dhe PDK-ja kanë bërë koalicion aty ku kanë keqqeverisur.
“Janë bërë bashkë në Fushë-Kosovë, LDK dhe PDK, aty ku është keqqeverisur. Janë bërë bashkë edhe në Prizren, por nuk ka koalicion që e ndal fitoren. Janë bërë bashkë edhe në kryeqytet po spo guxojnë të kallxojnë”, ka thënë Kurti.
“Me imponime të marrëveshjeve, PDK- dhe LDK e kanë minuar demokracinë e brendshme dhen uk kanë dashur t’ia dinë fare për komuna vetëm për ta dëmtuar Vetëvendosjen. Këto tri parti po e detyrojë anëtarësinë të votojë sipas direktivave dhe jo vullnetit”, ka thënë ai.
“VV-ja nuk ka bërë pazare, sepse politika nuk është çështje pazaresh”, ka thënë veç të tjerash ai.


