Martohet në fshehtësi çifti i Big Brother VIP Kosova?

Çifti i njohur, Ana dhe Kevini, të cilët nisën historinë e dashurisë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, vazhdojnë të jenë shumë aktivë në rrjetet sociale.
Së fundmi, Ana i është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instagram. Një nga pyetjet më të shpeshta ka qenë:
“A mendoni me bo dasmë apo vetëm bashkëjetesë?”
Në një përgjigje të shkurtër dhe të qartë, Ana tha:
“Nashta jena martu po skena bo dasmë”
Kështu, ish-banorja e BBVK ka dhënë një pasqyrë të qartë për planet e çiftit, duke lënë të kuptohet se mund të jenë të martuar, por nuk kanë planifikuar një dasmë tradicionale.
Çifti vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave, duke ndarë momente nga jeta e tyre private dhe angazhimet e tyre në rrjetet sociale.




