Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën nga forcat e regjimit serb.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se krimet nuk u fshehën, pavarësisht tentimit për të zhdukur provat.

Ai shtoi se rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh.

“Duke i zhdukur provat menduan që do ta fshehin krimin, por rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh”, tha Latifi.

Artikuj të tjerë

Back to top button