Ballina

Mbahet seanca në rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”, të cilët tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm në seancën e 9 prillit.

Gjatë seancës, kanë dëshmuar edhe dy policë kosovarë, Alban Rashiti i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, si edhe zyrtari policor, Çlirim Shaqiri i cili kishte pësuar lëndime atë kohë.

Të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Sakaq, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik, “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Millan Radoiçiq.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button