Mbappe i jashtëzakonshëm, Reali shkatërroi Bilbaon

Pas disa barazimeve rresht në LaLiga, më në fund Real Madridi e tregoi fytyrën e vërtetë.
“Mbretërit”, si rrallëherë në “San Mames”, shënuan fitore të lehtë ndaj Atletic Bilbaos me rezultat 0:3, me superyllin e tyre dhe favoritin më të madh për “Topin e Artë” të ardhshëm, Kylian Mbappe, i cili thjeshtë thënë ishte fenomenal.
Francezi, i cili po kalon në formën jetike, shënoi dy gola dhe një asistim për Camavinga, kurse golin e dytë personal e shënoi në mënyrë briliante nga rreth 25 metra.
Me këtë fitore Rral Madridi sërish i afrohet liderës Barcelonës në vetëm një pikë (36), duke e vazhduar kësisoji luftën për titullin kampion.



