
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka njoftuar se ka pranuar një donacion të vlefshëm nga kompania KosovaMed Healthcare sh.p.k., në kuadër të mbështetjes për avancimin e shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor.
Donacioni përfshin pajisje të rëndësishme mjekësore si:
- 2 koncentratorë oksigjeni (5L)
- 3 inhalatorë (nebulizer)
- 2 tensiometra
- 2 stetoskopa
- 2 glukometra
- 2 çanta emergjente
Sipas njoftimit, këto pajisje pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët në komunën e Podujevës.
QKMF Podujevë ka shprehur mirënjohje të veçantë për KosovaMed Healthcare sh.p.k., duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e saj në forcimin e sistemit shëndetësor lokal.



