Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila në mandatin e fundit ishte ministre e Arsimit, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Kurti 3.

Ajo tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti qysh në zgjedhjet e 9 shkurtit për angazhime të tjera.

“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci.

Jashtë kabinetit të ri qeveritar ka mbetur edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Në vend të Rozeta Hajdarit është emëruar Mimoza Kusari Lila, dhe në vend të Arbërie Nagavcit është emruar Hajrulla Çeku.

Artikuj të tjerë

Back to top button