Mbi 11 mijë intervenime në zjarre gjatë 2025-ës, flasin nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, tha se njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit gjatë vitit 2025 kanë realizuar gjithsej 15 mijë e 137 intervenime, prej të cilave 11 mijë e 466 kanë qenë intervenime në zjarre.

Sipas tij, periudha më e ndjeshme e vitit ka qenë gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, kur janë regjistruar 7 mijë e 91 intervenime në zjarre. Metaj bëri të ditur se gjatë vitit janë realizuar edhe 320 intervenime në raste vërshimesh, 272 intervenime në aksidente, si dhe 2 mijë e 983 intervenime dhe shërbime të ndryshme,

Duke folur për shpërndarjen rajonale të zjarreve, Metaj tha se rajoni i Prishtinës ka qenë më i prekuri me 3 mijë e 669 zjarre, pasuar nga Mitrovica me 2 mijë e 34, Gjilani me 1 mijë e 629, Ferizaj me 1 mijë e 299, Gjakova me 1 mijë e 59, Prizreni me 984 dhe Peja me 792 zjarre.

Ai shtoi se krahasuar me vitin 2024, gjatë vitit 2025 është shënuar rritje e numrit të intervenimeve dhe zjarreve, me afërsisht 2 mijë intervenime dhe rreth 1 mijë zjarre më shumë.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button