Mbyllet pjesa e parë, Prishtina po humb nga Malisheva

Pas pjesës së parë, Prishtina është duke pësuar me rezultat 0-2 nga Malisheva në “Fadil Vokrri”.
Ata fillimisht u befasuan nga goli i Assane Diattas në minutën e pestë.
Kur po mundoheshin të gjenin golin e barazimit ,ata pranuan golin e dytë.
15 minuta pas golit të Diattas, këtë herë ishte Altin Aliu që u dha goditjen kryeqytetasve.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.



